×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të shkarkuarit nga Vettingu kërkojnë dy rroga dhe pension suplementar

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 17:06

    Të shkarkuarit nga procesi i Vettingut i kanë kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme dy rroga mujore, pas largimit nga funksioni, pagën e vjetërsisë për efekt pensioni dhe pensionin suplementar.


    Aktualisht ata që shkarkohen në shkallën e parë marrin 80 % të pagës deri në vendimin e fazës së dytë, atij të KPA-së.

    Në momentin që jepet dhe vendimi i Apelit për shkarkim, atëherë ata nuk kanë më asnjë lloj përfitimi apo pagese.

    Kërkesat për paga shtesë Prokuroria e Përgjithshme ia ka kaluar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila pritet të dalë me një vendim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!