×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të shtëna me armë në Vlorë, një i plagosur, policia gjen një makinë të djegur

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 13:03

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Bibliotekës së qytetit bregdetar.


    Mësohet se i plagosuri është Marion Mitro, ndërsa policia bën me dije se në aksin rrugor Vlorë- Selenicë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes. Sipas informacioneve të para, i plagosuri është dërgur menjëherë në spital për t’i dhënë ndihmën e parë dhe momentalisht është jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi i policisë

    Vlorë/Informacion paraprak

    Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.

    Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!