×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të shtënat me armë në Durrës, humb jetën 39-vjeçari

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 22:35

    Ka humbur jetën një nga personat që u qëllua me armë mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 13 në qytetin e Durrësit. Mësohet se viktima është Armando Baboçi, 39 vjeç, ndërsa djali tij Erald Gjini, 19 vjeç ndodhet ende në spital. Bëhet me dije se 19-vjeçari ka ndërruar mbiemrin.


    Sipas informacioneve, dy personat që u qëlluan me armë zjarri mbrëmjen e sotme janë kontingjent të krimit. Më herët, policia njoftoi se ishin shoqëruar 6 persona, mes tyre dhe autori i ngjarjes.

    Fillimisht ka pasur një sherr me sende të forta si shkop bejsbolli dhe karrige dhe më pas ngjarja ka degjeneruar me përdorimin e armëve të zjarrit, duke i shkaktuar vdekjen 39-vjeçarit dhe plagosjen e të birit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!