×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Teatri Kombëtar në Shqipëri, Kushtetuesja heton Këshillin Bashkiak të Tiranës

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 17:10

    Pjesë e hetimit kushtetues për çështjen e Teatrit Kombëtar do të bëhet edhe vendimmarrja e Këshillit Bashkiak të Tiranës që çoi në shembjen e godinën. Me kërkesë të presidencës, gjykata pranoi që pjesë e provave të bëhet edhe vendimi që dha dritën jeshile.


    Gjykata Kushtetuese vendosi të administrojë si provë vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në seancën e dytë për këtë çështje, përfaqësuesi I Presidentit të Republikës, parashtroi para anëtarëve kërkesën e Ilir Metës.

    Si palë në këtë proces kushtetues është edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cila e konsideroi fitore pranimin e trupës për të hetuar vendimmarrjen e këshillit bashkiak.

    Gjykata i la 24 orë kohë palëve për t’u përgatitur përpara se të nisë shqyrtimi në themel i padisë për çështjen e Teatrit Kombëtar. /A2news/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!