×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tentoi të rrëmbejë fëmijën në Korçë, 20-vjeçari mbyllet në psikiatri

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 13:23

    20-vjeçari që tentoi të rrëmbeje një fëmijë në Korçë do të shtrohet në spital psikiatrik për probleme të shëndetit mendor.


    Gjatë masës së sigurisë, i riu tha se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja, ndërsa ka dyshime se ai është përdorues i lëndëve narkotike.

    Gjykata e Korçës ka vendosur shtrim të detyruar në Spital psikiatrik për 20-vjeçarin që tentoi të rrëmbejë një fëmijë katër vjeçar nga krahët e së emës!

    Ngjarja e rëndë u shënuar më 22 maj në lagjen 17 të qytetit juglindor.

    Seancë për rivlerësimin e masës së sigurisë u mbajt këtë të hënë, ku togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorit për Paolo Vellkun.

    I riu ndërkohë është emër i njohur për policinë lokale, pasi më herët ka qenë i dënuar për dhunë në familje dhe njihet si person me probleme të shëndetit mendor.

    Para gjykatës, ai pretendoi se nuk mbante mend asnjë nga tentiva për të rrëmbyer fëmijën.

    Veprimi i 20-vjeçarit dhe deklarimet kanë shtuar dyshimet se ai mund të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike, ndaj gjykata ka vendosur që t’i nënshtrohet testit.

    Tentative për rrëmbimin e fëmijës u shmang nga një i ri që e ndoqi autorin pas me vrap.

    Kohë pas kohe në vendin tonë janë shënuar disa krime të rënda nga persona me probleme të shëndetit mendor, ndërsa trajtimi i tyre gjithmonë ka ngjallur debate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!