×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tenton të vrasë fqinjin dhe bashkëshorten e tij, pranga 58-vjeçarit

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 9:13

    Policia e Pogradecit  ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.


    Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Buçimas, dy familje fqinje po konfliktoheshin me njëra-tjetrën, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Korçë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku konstatuan se:

    ”Shtetasi I. H., 58 vjeç, banues në fshatin Buçimas, pasi ishte konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij I. J., 52 vjeç dhe bashkëshorten e këtij të fundit, kishte qëlluar me armë zjarri tip pistoletë “Zastava” në drejtim të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes si edhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, i cili mund të sillte pasoja të rënda për jetën.

    Në cilësinë e provës materiale 58-vjeçarit, iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit me 4 fishekë në krëhërin e saj.

    Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!