×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tentuan të vrasin 33-vjeçarin në Fier, arrestohen autorët

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 9:37

    Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Fier, ku një 33-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar tre autorët dhe kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre.


    Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda në DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i vrasjes së mbetur në tentativë e rkyer në bashkëpunim e shtetasit Pashk Palnikaj, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

    Si rezultat është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve: Kiri Mernica, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj, (i cili ishte më masë sigurie “Arrest shtëpie”).

    Mirand Mernica, 48 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj. Liri Biçaku, 34 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në fshatin Sulaj.

    U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Robert Mernica, 44 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.

    Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, ditën e djeshme kanë tentuar për të vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Sulaj, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

    Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë dhe një pushkë.

    Materialet procedurale për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Largim i të dënuarit nga vendi i qëndrimit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!