×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tërmeti LIVE në studion e Sokol Ballës, dhe analistët që bëhen gati të ikin

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 13:38

    Një tërmet jo i vogël goditi mbrëmë sërish Shqipërinë, më saktë zonën e Durrësit, e që lëkundjet u vërejtën edhe në Tiranë. Këto lëkundje u ndjenë edhe në studion e emisionit debatues të Sokol Ballës deri po transmetohej live. Aty shihet teksa komentatorët e ftuar në studio, sidomos Henri Çili, që bëhet gati të largohet.


    Lëkundjet e tërmetit me magnitudë 4.9 të shkallës rihter goditën sot vendin, ndërsa fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.

    Teksa epiqendra ishte Bubq, padyshim që tërmeti u ndje fuqishëm në Durrës dhe në Tiranë dhe jo vetëm.

    Lëkundjet u ndjenë dhe në studion e emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’ ku moderatori Sokol Balla njoftoi madje se po binte tërmet.

    “Një termet, ok! Jemi live. Përjetuam një tërmet jo të vogël ne këto momente qe flasim. Nuk ishte një termet i lehte.

    Besoj se ishte termet qe u ndje fort ne studio. Presim raportimet e gazetarëve se për çfarë tërmeti behet fjale. Ishte termet i shkurtër.”, tha Balla live.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!