×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tërmeti mbyll bizneset, rrit çmimet e qirave në Shqipëri

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 23:35

    Pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit janë të dukshme.


    Në qytetet e prekura shtëpitë janë braktisur, shumë biznese janë mbyllur, ndërsa në Durrës ka vijuar shembja e kontrolluar e pallateve. Ende është herët për të bërë bilancin e dëmeve materiale, por qeveria prej ditësh përmes mbledhjeve të jashtëzakonshme ka diskutuar për burimet financiare që duhen angazhuar.

    Pas tërmetit, qytetarët kërkojnë për të blerë apo për të marrë me qira një shtëpi, në katet e para të pallateve. Ata duan banesa jo të larta dhe vila në periferi, shkruan balkanweb.

    Paniku i këtyre ditëve ka sjellë fluks jo vetëm për ata që kërkojnë strehim, por edhe për pjesën tjetër që kërkon siguri në vendbanim.

    Sipas agjencive imobiliare gjatë dy javëve çmimet e qirave kanë shfaqur tendencë rritëse të lehtë. Megjithatë kjo situate duket se është e përkohshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!