×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Terrorizuan banorët duke qëlluar me armë, arrestohen 2 persona

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 14:51

    Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy adoleshentë të cilët qëlluan me armë zjarri në ajër në mesnatë, duke krijuar panik tek banorët.


    Sekuestrohet një armë zjarri pushkë dhe fishekë

    Shërbimet e Postës së Policisë Manëz, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: K.N., 18 vjeç dhe D.S.,17 vjeç, banues në fshatin Rrushkull.

    Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se këta shtetas në fshatin Rrushkull, ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër duke krijuar panik te banorët.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!