×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tetë fëmijë të infektuar me koronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 12:09

    Tetë nga personat e prekur nga koronavirusi në Shqipëri janë fëmijë. Lajmin e bëri të ditur Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, e cila tha se në total janë 277 persona të konfirmuar me COVID-19.


    Ndërkohë numri i viktimave deri tani ka shkuar në 16.

    Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19.

    Ministria e Shëndetësisë thotë se 78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!