×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Thaçi takohet me Veliajn, thotë se është shembull për të gjithë kryetarët e kryeqyteteve të rajonit

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 19:15

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj.


    Thaci ka bërë një postim në Facebook për takimin e tij me Veliajn, si dhe ka lavdëruar punën e tij.

    “Gjithmonë kënaqësi takimet me mikun Erion Veliaj. Faleminderit Erion që e ke bërë Tiranën kryeqytet të dashur për të gjithë shqiptarët dhe e ke transformuar atë në pikë tërheqëse për turistët ndërkombëtarë. Standardi i punës suaj është shembull për kryetarët e kryeqyteteve të rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4384961344907524

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!