×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tirana qysh sonte duket edhe më e bukur sesa gjithë vitin

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 22:41

    Kryeqyteti i Shqipërisë ka marrë pamje festive.


    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar fotografitë e qytetit të stolisur për festat e fundvitit, shkruan Reporteri.net.

    Dritat e ndezura shumëngjyrëshe i kanë dhënë një atmosferë shumë festive qytetit.

    Veliaj ka shkruar në Facebook se uron me zemër që të kalojmë sa më shpejt pandeminë dhe t’i festojmë festat e fundvitit.

    Kujtojmë se disa qytete në Kosovë kanë bërë të ditur që këtë vit nuk do të stolisen, por mjetet e ndara për këtë pjesë do të shkojnë për skamnorët.

    Ndërsa edhe në Prishtinë kanë filuar përgatitjet pë dekorimin e qytetit.

    Postimi i plotë i Veliajt:

    E ku ka më bukur sesa Tirana e festave! ?

    E ngrohtë, vezulluese, plot magji ngjyrash, që përçon veç dashuri. ♥️?

    Uroj me zemër që ta kalojmë sa më shpejt këtë flamë e ta festojmë gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.?

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!