×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tirana u “zbardh” nga breshëri, paralajmërohet sërish e njëjta situatë

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 13:55

    Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Vlorë.


    Ndërsa ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

    Në zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohet edhe me rrufe dhe breshër.

    Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10 / 15 °C, në vendet e ulëta: 9 /16 °C dhe në vendet malore: 3 / 11 °C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!