×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Topalli mbështet Berishën: Basha do largohet shumë shpejt, më shpejt seç mendojnë njerëzit

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 7:22

    Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli tha në “Now” me Erla Mëhillin se Lulzim Basha do të largohet shumë shpejt nga drejtimi i partisë.


    “Unë jam e sigurt se Lulzim Basha do ik shumë shpejt, më shpejt se mund ta mendojnë njerëzit. Ka shumë rrugë, është vulnerabël, është me probleme të mëdha, ai nuk është në gjendje të bëjë transparencë për pasurinë e tij. Ai nuk bën transparencë për asgjë”, tha Topalli.

    E pyetur nëse e mbështet lëvizjen e nisur nga ish-kryetari i PD-së Sali Berisha, Topalli dha këtë përgjigje:

    “Unë qëndrimet e mia nuk i mbaj në varësi të sjelljeve në varësi të një momenti të caktuar. Nëse ka një lëvizje, që synon rikthimin e legjitimitetit të votës, rikthimin e debatit, përpjekjen për ndërtimin e një opozite reale, sigurisht që e mbështes”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!