×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tragjedi në Roskovec: Rrëzohet shtylla e tensionit të lartë, vdesin dy elektriçistë

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 14:00

    Dy elektriçistë kanë vdekur pasi janë rrëzuar nga një shtyllë elektrike e tensionit të lartë.


    Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec.

    Te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar. Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër” informoi policia.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!