×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tragjedia në minierë-Pronari i dyqanit: Minatori ushqimet i merrte me listë

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 23:40

    Pronari i një dyqani në Bulqizë dhe fqinjët tregojnë për Abc News fukarallëkun ku jetonte familja e Rruzhdi Rushitit, i cili është një nga tre viktimat e tragjedisë në minierën e Balgjajt.


    “Ai ka qenë në një situatë të rënduar, fukarallëku në kulm, ka pas ardhur shpesh, me borxh, asnjëherë nuk ka marrë me lekë, se nuk ka qenë në gjendje me përballuar situatën.

    Ishte i rregullt, pozitiv, rob i mirë, nuk kemi pasur probleme, por nga fukarallëku ishte i detyruar me kërkuar borxh” tha pronari i një dyqani ushqimesh.

    Më tej ai rrëfen se e gjithë zona është në këtë gjendje. “Kanë shumë borxhe, se nuk kanë ku marrin, janë krejt njerëzit zero, nuk kanë kokërr leku, ka mbaruar cdo gjë”.

    Ndërkohë që fqinja shprehet se familja jeton në mjerim. “E njohim, se në katin e parë e kemi. Më mjerim nuk ka. Nëna u vra shumë e re, i ra një gurë poshtë, babai ka vdekur ka nja 3 vite, çuni tjetër ka 5 vite. Fëmijët i ka të vegjël, katastrofë. Kur duam me falur ndonjë gjë ia çojmë por nuk është mundësia”.

    Gruaja e Rruzhdi Rushitit tha se bashkëshorti kishte vetëm tre javë që kishte filluar punë në minierë. Mes lotësh, ajo tha se burri ishte i vetmi që punonte në familje dhe se tani nuk kanë me çfarë të ushqehen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!