×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tre të vdekur dhe 71 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 11:55

    Tri viktima në Shqipëri janë konfirmuar nga Covid-19, mes tyre dhe mjeku Hysni Shkjau në 24 orët e fundit.


    Ndërkohë janë bërë 459 testime, nga ku 71 rezultuan pozitivë: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!