×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tritan Kalo: Rrisni pagat e mjekëve para se të ikin, rroga ime për herë të fundit është rritur në 2013

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 10:41

    Mjeku infeksionist, Tritan Kalo i bën thirrje qeverisë që të rrisë pagat e mjekëve. Kalo sjell në vëmendje vendimin e presidentit francez, që rriti pagën e mjekëve të cilët po përballen me koronavirusin. Qeveria shqiptare miratoi një bonus për mjekët që po përballen në vijën e parë me COVID-in, por Kalo thotë se kjo nuk është zgjidhje, pasi në fakt edhe si taksohet si shpërblim. Mjeku kërkon një ndërhyrje të shpejtë, pasi shumë kolegë të tij do të vijojnë që të largohen.


    “Kohë kovidiane e përtej tyre…me rastin e 14 korrikut, ditës kombëtare të Francës mirënjohja e presidentit Macron vajti për personelin mjeksor, i cili në vijën e parë po përballet me sfidën sëmundje-shkaktuese dhe jetë-marrëse të sars-cov2/covid-19….

    Po dje kryeministri i vendit nënshkroj me sindikatën e personelit mjeksor një rritje të pagës prej 183 eurosh në muaj….a po mendohet një gjë e tillë edhe për personelin tonë mjeksor, i cili në tërësinë e tij po përballet edhe ai me këtë sfidë mjaft të rrezikshme për vetë jetën e tyre…bonusi mujor për një pjesë të stafit te vijës së parë të përballjes me këtë sfidë, që në fakt nuk është i tillë sepse ai taksohet si një shpërblim, nuk është zgjidhje afatgjatë….për rikujtesë paga ime nuku është rritur asnjë qindarkë që prej 23 qershorit 2013…të mos harojmë jetët e qindra mjekëve, infermierëve dhe personelit ndihmës të humbura në këtë betëjë kudo në botë, si dhe ato të dy kolegëve tanë të nderuar këtu në Shqipëri…..

    Hekuri rrihet sa është ende i nxehtë…me qetësimin e situatës në një të ardhme jo shumë të largët, pak do të mendohet për rritjet e pagave në shëndetësinë tonë publike, dhe jam i bindur se shumë mjekë e infermjerë do t’a rishohin si optimale largimin nga vendi, sikundër edhe ka ndodhur deri më tash…..mendoni dhe reagoni me kohë ju drejtues të këtij vendi, sepse burimet njrezore cilësore nuku janë të pashterëshme në fushën e dhënies së përkujdesit mjeksor…..një reagim i tillë nga unë është një e drejtë demokratike…ditë të mbarë mantelbardhë, infermjerë, farmacistë, sanitarë, imazheristë, barrelmabjtës, shoferë, laborantë, etj., dhe përkujdesuni për çdo çast për jetët tuaja!!!” shkruan mjeku.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!