×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Trupi i tij u tërhoq zvarrë nga makina, gjykata vendos për dy të akuzuarit e aksidentit horror në Durrës

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 15:51

    Gjykata e Durrësit ka vendosur mbi masën e sigurisë për dy shofertët e automjteve që përplasën 25 vjeçarin Ramazan Bata në afërsi të Shkozetit fundjavën e kaluar, duke i marrë jetën të riut në një mënyrë makabre.


    Gjykata vendosi që për drejtuesit e furgonit Ferdinant Torozi të vendoset masat e burgut me afat 20 ditë, ndërsa drejtuesi i autobusit Petrit Topalli, u la nën masën e sigurisë detyrim paraqitje.

    25 vjeçari humbi jetën në aksident pasi teksa po drejtonte motorin (si shpërndarës picash) u përplas fillimisht me autobusin i cili drejtohej nga Topalli. Më pas me humbjen e ekuilibrit, i riu u tërhoq zvarrë për disa metra nga makina e Torozit. Trupi i i të riut është shkëputur nga makina në afërsi të urës së Dajlanit, në hyrje të Durrësit.

    Të dy drejtuesit e automjeteve janë shprehur se nuk e kanë parë viktimën të përplasjes. Fillimisht drejtuesi i autobusit është shprehur se ai nuk e ka parë të riun, por vetëm ka dëgjuar zhurmën e impaktit mes autobusit e motorit të tipit papaq.

    Ndërkohë drejtuesi i furgoni i cili e ka tërhequr zvarrë trupin e viktimës për mëse 50 metra, është shprehur senuk e ka parë atë dhe se pikërisht për këtë arsye është larguar dhe nga vendngjarja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!