×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Turisti çuditet nga automjeti i mbingarkuar në rrugë të Shqipërisë, raporton policinë

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 16:27

    Një shtetas i huaj, vizitor në Shqipëri, është çuditur teksa në rrugë para automjetit të tij ka parë të udhëtojë një kamion i mbingarkuar me kashtë.


    Ka komunikuar me Policinë e Shtetit në faqen zyrtare të saj në Instagram, ku i ka nisur një video nga udhëtimi i rrezikshëm i kamionit që në kthesë mund edhe të përmbyset si pasojë e mbingarkesës duke rrezikuar edhe të tjerët në rrugë. Policia, e cila ka marrë mesazhin denoncues të turistit, ka ndërhyrë duke identifikuar mjetin të cilin e ka gjobitur me 3 mijë lekë të rinj.

    Në shenjë falënderuese për besimin e dhënë përmes raportimit të situatës, Policia e Shtetit i është përgjigjur turistit duke e njoftuar se shqetësimi i tij u adresua dhe se drejtuesi i automjetit u gjobit.

    “Ndjesë për shqetësimin. E mora numrin tuaj në faqen e Policisë në Instagram. Dua të sinjalizoj një sjellje anormale, mjeti në kthesën e parë mund të përmbyset duke dëmtuar veten dhe përdorues të tjerë të rrugës” Ndërhyni ju lutem…”, shkruan turisti teksa i ka ofruar policisë edhe videon nga ecja e kamionit të ngarkuar me kashtë.

    Policia Rrugore e Korçës thotë se masa administrative ndaj drejtuesit të mjetit kundërvajtës i është dërguar në adresën e banimit përmes Postës Shqiptare.

    “Së bashku mund ta bëjmë rrugën më të sigurt! Qëllimi është që çdo drejtues mjeti të mbërrijë e/i sigurt në destinacion”, shprehet policia/Shqiptarja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!