×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U ekzekutua në sy të bashkëshortes, ky është viktima në Fier

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 11:53

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fier, ku ështe ekzekutuar me armë zjarri një 50 vjeçar.


    Burime për Abc News ka siguruar foton e viktimës Ahmet Toska, i cili në momentin e ngjarjes po shoqëronte për në punë bashkëshorten e tij.

    Sipas informacioneve dhe deklaratave të fqinjëve 50 vjeçari ishte një person pa precedentë penale dhe i respektuar në lagje. Rruga në të cilën ai është ekzekutuar ishte itinerari i përditshëm që viktima bashkë me gruan e tij, për të shkuar në punë.

    Ndër të tjera mësohet se 50-vjeçari ka marrë 6 plumba, ndërsa pritet që kamerat e sigurisë të jenë dhe provat që do të çojnë në identifikimin e autorit i cili sipas dëshmive rezulton të ketë qenë një person i maskuar.

    Ndërkohë deri më tani sipas banorëve të lagjes viktima mund të jetë ngatërruar dhe nuk ka asnjë pistë ekzakte ku policia po punon për shkaqet e kësaj vrasje. e.su./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!