×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U infektua me Coronavirus, vdes në Selanik mësuesi grek i shkollës private në Korçë

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 10:23

    Rreth dy javë pasi u diagnostikua me coronavirus, ka ndërruar jetë në Selanik, mësuesi grek i shkollës Omiros në Korçë.


    Mësuesi rezultoi pozitiv me COVID-19 në datën 17 mars ne Greqi.

    Lajmi se mësuesi i ardhur nga Greqia rezultoi i prekur me coronavirus, detyroi rreth 430 fëmijë që mësojnë aty bashkë me familjet e tyre të vetizolohen.

    Mësuesi punonte në shkollë ‘part time’ dhe për herë të fundit ishte aty më datë 9 mars, ditë kur është mbyllur edhe procesi mësimor.

    Në Korçë deri tani janë 16 raste të konfirmuara me coronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!