×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U kap 1 ton drogë në Greqi, dyshohet se kishte mbërritur nga Shqipëria – arrestohen gjashtë persona

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 10:11

    Policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë sekuestruar një sasi prej pothuajse 1 ton kokainë mëngjesin e së shtunës në Mesolongj, Greqi.


    Sasia e drogës u gjet në një kontenier që kishte mbetur në portin privat Katakolos.

    Deri më tani janë arrestuar disa persona,por ende nuk dihen detaje të lidhura me ngarkesën dhe destinacionin e saj, raporton Artur Bibe.

    Burime bëjnë me dije se ngarkesa kishte mbërritur nga Shqipëria si dhe janë arrestuar gjashtë persona.

    Nga personat e arrestuar 3 janë shqiptar dhe 3 grekë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!