×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “U ktheva në dhomë dhe gjeta dritaren hapur”: Dëshmia e infermieres së Sanatoriumit, ku u vetëvra i riu

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 15:43

    Efektivë të komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë marrë në pyetje disa pjesëtarë të stafit mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas ngjarjes së rëndë, që ndodhi mesnatën e sotme, ku një i ri u hodh nga kati i 3 i godinës dhe si pasojë gjeti vdekjen.


    Mes bluzave të bardha, ka dëshmuar edhe infermierja që prej ditësh kishte ndjekur pacientin 29 vjeçar nga Durrësi.

    Burime pranë policisë i thanë, se infermjerja ka deklaruar se nuk ka vënë re ndonjë shqetësim nga i riu. Ajo ka treguar më tej se kishte lëvizur nga dhoma për të marrë një medikament dhe kur ishte kthyer kishte vënë re dritaren e hapur dhe menjëherë kishte lajmëruar kolegët e saj.

    Më herët, përmes një reagimi, spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” konfirmoi se i riu ishte me COVID-19 dhe po trajtohej prej 4 ditësh, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

    Sipas spitalit, i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!