×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U rrënua nga tërmeti i shtatorit, shikoni si u rindërtua për pak kohë banesa e familjes Lami

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 19:38

    Familja e Fiqiri dhe Kimete Lamit nga fshati Mazrek ishte një prej familjeve të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit.


    Të paktë ishin ata që besuan që mbi rrënojat e shtëpisë së vjetër, do të ngrihej banesa e re. Por lotët e hidhërimit të nënë Hides pak javë më parë, u kthyen sot në lot gëzimi teksa mori në duar çelësat e shtëpisë së re e cila është jo vetëm më e fortë, por edhe e mobiluar në mënyrë moderne.

    Krahas kuzhinës së re dhe dhomave për pjesëtarët e tjerë të familjes, banesa ka edhe një verandë ku mund të shijohet gjithë ai peizazh i bukur që të ofron zona.

    Sikurse e do edhe zakoni, nënë Hidja nuk harroi që mbi derën e shtëpisë të vendosë edhe një kurorë me hudhër për të larguar “syrin e keq”. Ndërsa si për mysafirë të parë, krahas krushqisë, nënë Hidja kishte kryeministrin dhe kryebashkiakun Veliaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!