×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Urinoi tek dera e Kryeministrisë, e pëson keq protestuesi i opozitës

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 20:49

    Për herë të 5-të, Partia Demokratike është gjobitur për vandalizim të qytetit gjatë protestave të saj.


    Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ai i cili ka bërë publik edhe gjobën në vlerën 20 mijë lekë (të rinj) të vendosur nga Policia Bashkiake për PD, pasi protestuesit e saj kanë urinuar në derën e godinës së Këshillit të Ministrave, që është ndërtuar që në vitin 1939 dhe është pjesë e aksit monumental të Tiranës.

    “PD gjobitet për të 5-ën herë për organizime të urinimit publik! Si dhe më parë, paratë do t’i merren direkt nga llogaria! Imagjino ç’alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton në brekë! Hipokrizia e “Mbro Teatrin” duket qartë tek ndërtesa e Gherardo Bosios”, shkruan Veliaj.

    Ky objekt ku anëtarët e PD kanë urinuar u projektua më 1939-ën nga arkitekti italian Gherardo Bosio dhe në fillim mbajti emrin ‘Pallati i Mëkëmbësisë’. Ajo është pjesë e aksit monumental të Tiranës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!