×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ushtron dhunë në familje dhe pastaj i vë flakën shtëpisë, arrestohet 51 vjeçari

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 17:21

    Arrestohet nga policia një burrë që i ka vënë zjarrin shtëpisë duke e shkrumbuar të gjithën e gjithashtu ka dhunuar edhe bashkëshorten e tij.


    Bëhet fjalë për shtetasin A. S., 51 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier e arrestuan në flagrancë pasi siç bëhet me dije në njoftimin zyrtar, “i ka vënë zjarrin banesës, duke shkaktuar dëmtimin total të saj dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkeshortes së tij shtetases Gj.S., 44 vjeçe”.

    “Panorama” mëson se autori e ka djegur qëllimisht shtëpinë pas sherrit me gruan, të cilën edhe e dhunonte.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dhunë në familje”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!