×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Varhelyi zbardh takimin me Ramën: Të shohim përpara për Procesin e Berlinit

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 11:55

    Komisioni për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varheliy, ka zhvilluar një takim të shkurtër me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, përpara nisjes së Samit të Ballkanit.


    Varhelyi në një posim në mediat sociale shkruan se ka biseduar me Ramën për planin ekonomik dhe investimet e parashikuara nga KE për rajonin.

    Po ashtu në këtë takim është folur dhe për takimin që do të mbahet më 5 Korrik, për Procesin e Berlinit.

    “Përpara Samitit të Tiranës me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor u takova me Kryeministrin Edi Rama. Ne do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve, të paraqitur për rajonin nga Komisioni Europian, si dhe të shohim përpara në Samitin e Procesit të Berlin me udhëheqësit e rajonit në 5 Korrik“, shkruan komisionieri i BE.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!