×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vazhdon nisma për të mbështetur familjen e Arjan Sala, kështu mund të kontribuoni

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 20:59

    Vazhdon dhurimi për të mbështetur familjen e vogël, djalin dhe bashkëshoreten, që la pas Arjan Sala.


    Nismës, e cila është iniciuar nga ‘Fundjavë Ndryshe’ i është bashkuar edhe emisioni “Opinion” dy ditë më parë, ku të ftuar në emision ishin dhe xhaxha e vëllai i viktimës.

    Për të gjithë ata që duan të shprehin solidaritetin e tyre duke ndihmuar familjen e kërkojnë të dhurojnë mund ta bëjën atë nëpërmjet mënyrave të mëposhte:

    ? GoFundMe: http://charity.gofundme.com/arjansala

    ? PayPal Link : https://www.paypal.com/donate?hosted_button_id=4WVLREEXKTMFW

    ? PayPal Email: fnfoundationusa@gmail.com

    Një kontribut sado i vogël do të ishte ndihmë për djalin që la pas Arjan Sala, i cili nuk do ta shoh më babain e tij që humbi jetën në krye të detyrës.

    Kujtojmë që Arjan Sala, i cili punonte si roje sigurie humbi jetën gjatë një zjarri që ra në magazinën e një qendre tregtare në kryeqytet, pasi shpëtoi thuajse 25 kolegët e tij.

    Për veprimin e bërë, duke shpëtuar kolegët e sakrifikuar veten, ai u nderua me statusin “Dëshmor i Atdheut” nga qeveria

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!