Vazhdon vaksinimi i të moshuarve, Rama: Nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer

Vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve mbi 80 vjeç vijon edhe sot në qendrën e vaksinimit në Arenën Kombëtare.


Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizituan të moshuarit që po vaksinohet ditën e sotme.

“Kemi lajmë të mira, por sfida është të sigurojmë një sasi të kosiderueshme”, theksoi Rama.

Manastirliu theksoi se janë mjekët e familjes që kanë sjellë kartelat mjekësore të të moshuarve që po vaksinohen.

Kujtojmë se nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do të futet menjëherë në veprim procesi i vaksinimit të mësuesve.