×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes heroi shqiptar që shpëtoi 70 grekë, kryeministri grek i trishtuar

    Reporteri
    12 Gusht 2019 | 22:35

    Shqiptari që shpëtoi 70 jetë vitin e kaluar në Greqi është ndarë nga jeta.


    Kostas Arvaniti ka ndërruar jetë të dielën dhe lajmin për ndarjen e tij e ka përcjellë dhe vetë kryeministri i Greqisë Mitsotakis, i cili ka bërë me dije se shpenzimet për varrimin do t’i mbulojë shteti, në shenjë mirënjohje për aktin e madh që ai kreu një vit më parë.

    “Kostas Arvaniti ishte shembull i solidaritetit dhe ndarja e tij nga jeta na mbushi të gjithëve me trishtim. Varrimi i tij do të jetë shpenzim publik. Është një vepër e vogël mirënjohjeje nga të gjithë ne për trimërinë që tregoi natën e tragjedisë kur pa e menduar dy herë shpëtoi 70 persona”, ka shkruar në rrjetin social kryeministri grek.

    Po kush ishte Kostas Arvaniti, njeriu që u cilësua një hero I vërtetë nga gjithë Greqia?

    Një vit më parë, më 23 korrik në afërsi të Athinës do të binte një zjarr i përmasave të frikshme i cili i mori jetën të paktën 83 personave, ndërsa të lënduarit nga flakët ishin me qindra.

    Shqiptari ishte peshkatar dhe atë ditë tragjedie në Greqi, ai dhe familja e tij arritën të shpëtojnë 70 vetë përmes barkës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!