×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes një person me koronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 17:21

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar në 24 orët e fundit janë kryer 3169 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë me koronavirus.


    Në këtë periudhë kohore janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 72-vjeçare nga Fieri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!