×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes pushuesja, bie nga shkëmbi në plazhin e Ksamilit

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 14:40

    Një 69-vjeçare ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi në plazhin e Ksamilit.


    Ndonëse është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës, gjendja e saj paraqitej e rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.

    “Në plazhin e Ksamilit, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një mur, shtetësia K. Ç., 69 vjeçe, banuese në Berat, e cila ka qenë me pushime dhe e shoqëruar nga familjarët e saj. Si pasojë e rrëzimit ajo ka marrë dëmtime në kokë dhe pas ndërhyerjes së mjekësve në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!