×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes regjisori i njohur shqiptar, Gjergj Xhuvani

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 16:05

    Ka vdekur në moshën 56 vjeçare regjisori Gjergj Xhuvani.


    Ende nuk dihen shkaqet zyrtare të ndarjes së parakohshme nga jeta të regjisorit, por mësohet se regjisori ndodhej në Itali ku po kryente montazhin e filmit të tij të fundit “Liqeni im”.

    Gjergj Xhuvani kreu studimet e larta në Akademinë e Arteve sot Universiteti i Arteve. Ai është skenaristi dhe regjisori i disa filmave, përmendin “I dashur armik”, “Parrullat”, “Lindje perëndim lindje” e shumë të tjerë.

    “Engjëjt janë larg” ishte filmi i fundit që u shfaq në kinematë shqiptare dy vite me parë.

    Gjergj Xhuvani risolli luftën e Kosovës përmes historisë së 12 fëmijëve të një jetimoreje në Gjakovë, që nën kujdesin e një prifti ata përpiqen ti mbijetojnë asaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!