×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes tragjikisht 40 vjeçari, plagoset rëndë një tjetër

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 13:44

    Një aksident tragjik i ka marrë jetën mëngjesit të sotëm një 40 vjeçari shqiptar.


    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta të mëngjesit të sotëm në kryqëzimin e Sarakina në Trikala.

    Makina me të cilën udhëtonte shqiptari është përplasur me një shpejtësi të fortë me një shtyllë ndriçimi, duke u shkatërruar plotësisht.

    Makina është thyer në një grumbull hekurishtesh, shkruajnë mediat greke si Tanea, transmeton panorama.

    Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëses. Këta të fundit, nxorën nga mjeti një të plagosur, gjithashtu shqiptar 40 vjeçar.

    Ai është transportuar për në spitalin e Trikalas. Gjithashtu, edhe i ndjeri është shoqëruar për në morg me ambulancë për t’iu nënshtruar procedurave ligjore të rastit.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!