×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Veliaj padit Dumën, PD: Rama i frikësuar, po tentojnë të imponojnë heshtjen tonë

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 17:45

    Partia Demokratike thotë se qeveria është e frikësuar nga përgjimet e Ndraghetës.


    Me anë të një reagimi zyrtar, pas padisë së Veliajt ndaj ish-deputetes demokrate Grida Duma, PD thekson se qeveria po tenton të mbyllë gojën e kujtdo që thotë të vërtetën duke shtuar se nuk ka frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen.

    “Është e qartë: Rama dhe buratini i tij kryesor janë të frikësuar Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën. Qëllimi i vetëm i tyre është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa asnjë ndërhyrje.

    Ne nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve. As Rama, as buratini i tij, askush nuk do të na e mbyllë gojën”, shkruan PD.

    Në përgjimet e autoriteteve italiane për dosjen e Ndraghetës përmendet presidenti Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe një ministër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!