×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qendra e Tiranës po humb mes kullave shumëkatëshe

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 16:09

    Qendra e Tiranës tashmë po rrethohet në kulla shumëkatëshe. Banorët akuzojnë se pas Teatrit dhe Kulla e Sahatit po shndërrohet në objekt pa vlerë, ndërsa në kryeqytet në çdo shesh apo hapësirë po jepen leje për pallate.


    “Nuk kam ndërmend të hyj në histori si njeriu që dha pallate, dua të mbahem mend si njeriu që punoi ta kthente qytetin në normalitet dhe si njeri që punoi me një ekip që ndërtoi më shumë parqe sesa pallate” do të deklaronte Veliaj me 9 qershor të 2015.

    Por edhe në këtë rast Veliaj tregon se të tjera thotë e të tjera bën.

    Në vitet e fundit Bashkia e Tiranës ka thyer rekord për leje ndërtimi, madje vetëm në 2019 janë firmosur vendime për rreth 1.5 milionë m2.

    Ndërtesa të ulëta apo sheshe, sidomos në qendër, janë kthyer në objekte shumëkatëshe.

    Kulla e Sahatit, që shërben dhe si dhuratë simbolike për të ftuarit specialë, shumë shpejt do të mposhtet nga një tjetër qiellgërvishtëse që ka nisur të ndërtohet ngjitur.

    Për qytetarët ky është një dëm i rëndë që po i bëhet njerëzve dhe historisë së Tiranës.
    “Mirë nuk është se bllokohet çdo gjë.Të bllokosh Sahatin me kulla, kullat nuk janë gjë e mirë në mes të vendit.Pse duhet të ketë kaq shumë kulla?”

    “Ozurpohet vendi, marrje fryme i thonë kësaj. Në vend që të bëjnë sa më shumë pedonale, ngrenë gradaçela.”

    “Nuk na pëlqen kështu. Pse gjë e mirë është ajo atje?”

    Për ta ky është një shkatërrim pa kthim.

    “Unë mbaj mend kur isha i ri që vija nga Durrësi me makinë dhe që në Kashar shikoja Kullën dhe Xhaminë.”

    Vetë arkitektet tashmë ngrenë shqetësimin se objektet e reja nuk janë në harmoni me ndërtesat historike.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!