×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vëllai 4 vjeçar i Alvin Berishës është gjallë dhe do të kthehet në Shqipëri, dyshohet se jeton edhe nëna

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 8:53

    Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për Televizionin Abcnews sot në mëngjes, ka deklaruar se vëllai nga nëna i Alvin Berishës, vogëlushit që është shpëtuar disa muaj më parë nga ky kamp famëkeq, është gjallë.


    Elezi ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se 4 vjeçari Bunjamin pritet që të kthehet këtë të martë në Shqipëri.

    “Bunjamini afër katër vjeç dhe është fëmija që pritet të kthehet sot në Shqipëri. Ai ishte djali i Afërdita Berishës e martuar ne një djalë nga Ferizaj i cili është vrarë.

    Vogëlushi ka qenë në gjendje kritike në momentin që është marrë nga makina bashkë me Alvinin, nënën dhe me babain e tij, nuk ka pas njohuri nga njerëzit e tjerë të kampit, gjithashtu mendohet dhe ka dyshime se dhe nëna e Alvinit është plagosur rëndë dhe ndodhet në kampin e Al-Hol-it.

    Ndërkohë tashmë personat që kanë qenë të plagosur janë marrë nga autoritetet kurde dhe kanë marrë ndihmën mjekësore.

    Nga fillimi i marsit dyshohet se nëna e Alvinit ka qenë gjallë por nuk dihet nëse ju ka mbijetuar ndërsa vëllai i Alvinit është gjallë dhe pritet që të kthehet në Shqipëri.

    Unë di që familjarët e Afërditës jetojnë në Gjermani dhe kanë shprehur interesin e tyre, që sapo Bunjamini të kthehet në Shqipëri, ta marrin atje”, është shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!