×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vëllai i grabitësit të vrarë në Rinas, lidhja me PD-në dhe zgjedhjet e 2017-ës?

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 23:57

    Ilir Murataj, i cili ditën e djeshme pasi identifikoi trupin e vëllait të tij të vdekur tha se do t’i gjejë ata që e kanë lënë të vëllain në rrugë, është i njohur ndryshe si Can Murataj, emër të cilin e ka ndërruar prej disa vitesh.


    Vëllai i Admir Muratajt, Ilir Murataj, i cili ditën e djeshme pasi identifikoi trupin e vëllait të tij të vdekur tha se do t’i gjejë ata që e kanë lënë të vëllain në rrugë, është i njohur ndryshe si Can Murataj, pasi prej disa vitesh ka ndërruar emrin.

    Për grabitjen e ndodhur ku u vodhën miliona euro opozita ka bërë përgjegjëse qeverinë. Por duket se vëllai i Murataj ka dhe një lidhje personale me PD, shkruan shqiptarja.com.

    Në rrjetet sociale ai ka postuar edhe një foto ku shfaqet selia e Partisë Demokratike. Bashkë me të ai ka postuar edhe foton e tij, ku shfaqet në një ashensor. Nga renditja e fotove duket se ai ka pozuar brenda ashensorit të selisë së Partisë Demokratike.

    Nuk dihet nëse lidhja e tij me këtë parti politike është thjeshtë e një simpatizanti apo nëse Can Murataj mund të ketë ndonjë status apo lidhje më të ngushtë me Partinë Demokratike.

    Ndërkohë ne nje ‘badge’ identifikimi ku shfaqen të dhënat e tij, duket se Murataj ka qene dhe vëzhgues i shoqërise civile në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!