×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetëvaret në paraburgim i shoqëruari për dhunë në familje, procedohen dy policë

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 10:45

    Dy punonjës policie janë proceduar penalisht nga shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat pasi një i arrestuar është vetëvarur brenda dhomave të izolimit në durrës.


    Burimet zyrtare thanë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në 1 gusht, në mbrëmje, në ambientet e dhomave të shoqërimit të DVP Durrës, kur nga personeli policor u gjend i vetëvarur shtetasi Tonin Tuci, i shoqëruar për rreth 3 orë, si i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

    Familjarët kishin denoncuar dhunën e 52-vjeçarit, nëpërmjet një telefonate në numrin unik 112 dhe policia kishte ndërhyrë menjëherë.

    Nga hetimet paraprake të SHÇBA, rezulton se viktima ka qenë nën efektin e pijeve alkolike dhe akti është kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin në Polici, rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.

    Pas hetimeve të para janë proceduar për shpërdorim detyre policët me iniciale A.Ç., specialistit në Zyrën e Informacionit dhe G.B. Specialist i Policimit në Zonë.

    Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për të nxjerrë përgjegjësitë në zbatimin e procedurave standarde në lidhje me shtetasin e ndaluar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!