×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetëvritet edhe një i infektuar me Covid në Shqipëri, 60 vjeçari hidhet nga kati i tretë i Spitalit

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 8:51

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesnate në Tiranë. Mësohet se një 60-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë të spitalit “Shfeqet Ndroqi”, i cili përdoret për pacientët e infektuar me COVID-19.


    Mësohet se viktima është identifikuar me inicialet L.S. Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje. 60-vjeçari nga Rrësheni kishte 10 ditë i shtruar në spital pasi ishte infektuar me COVID-19, ndërsa bëhet me dije se ka qenë në terapi intensive, pasi ka pasur probleme me frymëmarrjen.

    Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ky është rasti i 5 brenda pak muajsh që pacientë që janë duke marrë trajtim në spital hidhen nga katet e larta të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!