×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetura del nga rruga dhe përfshihet nga flakët në Vlorë

    Reporteri
    26 Janar 2020 | 21:27

    Një makinë është gjetur e përfshirë mes flakëve jashtë rrugës në fshatin Risili.


    Sipas policisë ata kanë marrë një telefonatë, ku raportohej për një makinë të djegur, por kur kanë shkuar në vendngjarje ata nuk kanë gjetur asnjë person.

    Kjo sjell dyshime se drejtuesi i mjetit mund të jetë larguar nga vendngjarja, duke sjellë dyshime se makina me targa VL1836C ka qenë pa dokumenta.

    Ose makina është përplasur dhe djegur qëllimisht për të mos lënë prova.

    Sipas korespodentit të Report TV në Vlorë, nuk ka informacione për persona të lënduar dhe nuk dihet ende se cili është shkaku i përplasjes së automjetit, raporton shqiptarja.com.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur më shumë shkaqet e aksidentit.

    Gjithashtu edhe në Unazën e qytetit të Elbasanit, 50-vjeçari D.M., duke drejtuar mjetin tip “Iveko Kamion”, ka aksidentuar këmbësorin B. H., 80 vjeç.

    Ai ndodhet në Spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

    Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!