×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetura merr flakë në lëvizje e sipër në Tiranë

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 21:02

    Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në zonën e Saukut në Tiranë.


    Sipas asaj që informon Policia, ngjarja ka kaluar vetëm me dëme materiale, pa të lënduar në njerëz.

    Mësohet se mjeti drejtohej nga një grua, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

    “Me datë 25.10.2020, rreth orës 20:00, tek rrethrrotullimi i Saukut, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen A.A., ku ka vetëm dëme materiale.

    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale”, shkruan Policia në njoftimin e saj paraprak për ngjarjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!