×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetura përplas këmbësoren, kjo është gjendja e saj

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 9:06

    Një 50-vjeçare mbeti e plagosur në një aksident rrugor në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina” , ku automjeti me drejtuese  shtetasen M. Y ka përplasur një këmbësore.


    Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja A. K, e cila u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, raporton oranews.

    Drejtuesja e automjetit shtetasja  M. Y është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!