×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shënohet viktima e dytë në Shqipëri nga koronavirusi, vdes 66-vjeçari nga Lushnja

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 8:44

    Shqipëria ka shënuar viktimën e dytë nga koronavirusi.


    Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se pacienti 66-vjecar, i cili vuante nga disa sëmundje të tjera, por që ishte prekur edhe nga covid-19 ka ndërruar jetë sot në mëngjes.

    “Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion. 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.

    Viktima e parë u shënua rreth një javë më parë në qytetin e Durrësit.

    Deri tani në vendin tonë janë konfirmuar 55 raste me koronavirus, nga të cilët dy kanë humbur jetën.

    Tiranë 38 raste
    Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
    Lushnje 2 rast (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
    Elbasan 2 raste
    Fier 6 raste
    Rrogozhinë 2 raste

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!