×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vila superluksoze që grabitësi i vrarë në Rinas e ndërtoi duke vjedhur

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 12:03

    Admir Murataj është një nga supergrabitësit më të njohur për drejtësinë shqiptare.


    Ai ka kryer një grabitje në Greqi, dhe 4 grabitje bankash në Shqipëri. Para se të arratisej nga burgu në Greqi, ai jetonte në një vilë njëkatëshe në Pezë, ku policia mësyu në vitin 2017, pasi kërkonte Muratajn. Siç shihet edhe në foto, vila është e rrethuar me kamera sigurie dhe hekura.

    Me grabitjet që bënte ai kishte ndërtuar një vilë luksoze në Fushë-Pezë dhe një servis familjar në Vorë.

    Shtëpia e tij në Pezë është një ndërtesë e sofistikuar në ndërtim, e rrethuar më gardh hekuri të lartë dhe e ruajtur me kamera sigurie e sistem alarmi.

    Vila e tij u mbajt nën vëzhgim nga policia, sepse dyshohet se funksioni i saj nuk ka qenë vetëm për banim, por ka shërbyer edhe si bazë për planifikimin e grabitjeve.

    Vila është në një lartësi të konsiderueshme dhe ka një fushëpamje shumë të mirë të zonës përreth, nga ku mendohet së është vëzhguar grabitja nga larg.

    Pas operacionit që kreu policia për kapjen e Muratajt tek vila e tij në Fushë-Pezë, u kap vetëm një i afërm i tij që gjendej aty për të ruajtur shtëpinë.

    Admir Murataj u arratis nga burgu i Trikalas në Greqi, dhe më pas vrau një polic grek i cili po përpiqej ta ndalonte. Ngjarja ndodhi në 22 mars 2013, kur një grup prej 11 shqiptarësh të rrezikshëm arritën të presin hekurat e burgut dhe u ngjitën në çati.

    Ata qëlluan me armë mbi gardianët, dhe njëri humbi jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën
    Prej andej nisën të qëllojnë mbi gardianët.

    Këta të fundit u vunë mes dy zjarresh, pasi edhe nga jashtë burgut, bashkëpunëtorët e shqiptarëve po qëllonin mbi rojet. Si pasojë u plagosën dy gardianë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!