×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vlora nis sezonin turistik. Zbarkojnë pushuesit nga Kosova

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 14:36

    Sezoni turistik duket se ka nisur me herët në Vlorë. Dhjetëra qytetarë nga Kosova kanë hapur jo zyrtarisht stinën turistike.


    Janë pothuaj 160 pushuesit nga Kosova të cilët moti i ngrohtë i fundjavës i solli në Vlorë. E në një stinë ku nuk bëhet plazh, kjo është koha ideale për të vizituar pikat turistike të zonës; Kaninën, Zvërnecin dhe Karaburunin. Por për herë të parë këtë vit edhe ishullin e Sazanit.

    Operatorët turistike i shohin udhëtimet e organizuara dhe të hershme, si një shenjë për një sezon të mbarë dhe me fluks të madh turistësh gjate muajve në vijim. /tch/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!