×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vlorë, Forca Detare shpëton 2 peshkatarë në det të hapur

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 9:33

    Anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi 2 peshkatarë në det të hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit.


    Sipas ministrisë së Mbrojtjes, 2 peshkatarët kërkuan ndihmë dhe u gjetën 8.8 milje larg Kepit të Gjuhëzës, nga anija e gatshme në ishullin e Sazanit.

    2 peshkatarët të identifikuar me inicialet G.L dhe A.H dhe mjeti lundrues “Syri 2366”, u rimorkiuan pa probleme në Triport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!