×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vogëlushja që humbi tre anëtarët e familjes nga tërmeti, i thotë Ramës: I kam parë në ëndër

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 21:45

    Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në familjen Greku, me origjinë nga Thumana, e cila pas tërmetit tragjik, është akomoduar te banesat sociale në Shkozë.


    Familja Greku humbi tre anëtarët e saj për shkak se banesa e tyre nuk mundi t’i rezistonte lëkundjeve të tërmetit 6.4 ballë.

    Rama ishte tek banesa e djalit të madh të familjes, i cili ndodhej në Francë me bashkëshorten dhe dy fëmijët, kur ndodhi tragjedia. Ndërkohë, vogëlushja e familjes Greku e cila preku kryeministrin me fjalët e saj për anëtarët e familjes që humbën jetën nën rrënoja, “U trondita për nënën dhe gjyshen që nuk i kam më, i kam parë në ëndërr, por i dua këtu”.

    Biseda e kryeministrit Rama me vogëlushen e familjes Greku:

    Vogëlushja: Të kam parë në televizior.

    Rama: Ku jam më mirë në TV apo kështu?

    Vogëlushja: Kështu! U trondita për nënën dhe gjyshen që nuk i kam më…

    Rama: O Zot i madh, janë lart në qiell i do Zoti.

    Vogëlushja: Në ëndërr i kam parë 100 herë po ri dua këtu.

    Rama: Ata kanë shkuar në qiell, janë atje lart.

    Vogëlushja: Më thoshte gjyshi a ta çoj njëherë televiziorin të shikoj Edi Ramën? Unë i thosha dua të shikoj kukullat, ca do të shikoj tjetër sportin, budalliqe…

    Rama: Sa e mirë qe je?

    Vogëlushja: Gocë më….

    Rama: Do të prezantoj me Zahon.

    Vogëlushja: Çun ke ti?

    Rama: Po, kam edhe një gocë dhe një çun unë të mëdhenj. Zahon do ta sjell ndonjë ditë ta prezantoj. Edhe ti të vish të luash me Zahon sa herë të duash. Çfarë ke dëshirë të sjellë plaku i vitit të ri?

    Vogëlushja: Kukull të madhe.

    Rama: Do ta porosisim një kukull të madhe.

    Vogëlushja: Dua dy kukulla Elsa dhe Ana…

    Rama: Ai çuni im merret me spidermana. Do më përqafosh mua që të iki?

    Vogëlushja: Pse do ikësh? Rri!

    Rama: Po mirë na bëj ndonjë muhabet që të rri. Kjo qenka fantastike.

    Vogëlushja: U mbush shtëpia plot, kështu kam qejf.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!